Rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, Dervishaj: Qarkullimi i mjeteve është normalizuar

487
Sigal

Rikthehet qarkullimi në aksin rrugor
Tepelenë-Gjirokastër.

Gjatë pasdites së sotme u
mundësua zhbllokimi, duke pastruar sasinë e dheut dhe inerteve që kishin
rrëshqitur nga lartësitë nga moti i keq.

Ministri i Transportit dhe
Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, tha se Drejtoritë dhe firmat e
mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve janë në gadishmëri maksimale në të gjithë
vendin.


Dervishaj: Qarkullimi
i mjeteve eshte normalizuar. Kemi marre masat ne gjithe vendin per te mos patur
bllokime qarkullimi.

Gjate gjithe ketyre diteve me
reshje ky aks ka pasur probleme, sidomos ne vendin e quajtur Shkalla e zezë.