Rrëshqitje dherash e gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, qarkullimi vetëm me një korsi

503
Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Si pasojë e reshjeve të shiut, në zonën e njohur si “Kthesat e Murrashit”, ka pasur sërish sot rënie gurësh, ndërkohë që janë riaktivizuar edhe rrëshqitjet e dherave nga shpati i kodrës.
Momentalisht tek “Ura e Telit” në aksin Elbasan-Librazhd mund të qarkullohet vetëm me një korsi.
Ndërkohë autoritetet kanë marrë të gjitha masat dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.
Sigal