Rrëshqitja e dherave në Farkë, Veliaj: I dhamë zgjidhje emergjencës

581
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet për sigurimin e zonës pas rrëshqitjeve të dherave në zonën e Farkës.
kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda pak ditësh, situata do të jetë rikuperuar dhe rreziku ndaj pallateve që janë aty afër do të marrë fund.
Veliaj: “I kemi dhënë zgjidhje një emergjence për të gjithë banorët e kodrës në Farkë, me mbrojtjen nga rrëshqitjet e mëtejshme të Kodrës dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve. Ajo që kemi arritur të realizojmë është një mbrojtje provizore nga rrëshqitjet e mëtejshme dhe besoj se në 10-15 ditë mbaron edhe pjesa tjetër e punës. Kemi pasur mbi 1500 metra kub inerte, të cilat janë stabilizuar, për t’u siguruar që nuk ka më rrëshqitje të kodrës”
Kryebashkiaku tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur prenotojnë apartamente në pallate që ndodhen në fazën e projektimit. Ndaj, ai u ka bërë thirrje banorëve të Tiranës që të mos bien pre e mashtrimeve që bëjnë investitorët.
Veliaj: “Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bëhen pjesë e këtij krimi. Kjo do të thotë, të mos blejnë apo prenotojnë shtëpi në vende pa i marrë çelësat në dorë, ku nuk kanë parë projektin e përfunduar dhe lejet përkatëse”
Sigal