Rreshjet, KESH: Po mbajmë situatën në kontroll

475
Sigal

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë fryrë edhe hidrocentralet në vend. Korporata Elektroenergjitike bën me dije se po mban në kontroll prurjet në HEC-e, ndërsa ka nisur edhe shitjen e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të orës 11:00 të ditës së sotme: niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 288.76 m; niveli në HEC Koman 173.05 m ndërsa në HEC Vau Dejës 75.44 m.

“Në zbatim dhe rregullores dhe udhëzimeve të Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është duke menaxhuar situatën duke synuar mbajtën e kuotës në HEC Koman në 172.00 m ndërsa atë të HEC Vau Dejës jo më shumë se 75.00 m. Situata paraqitet nën kontroll dhe prurjet aktuale po shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese të disponueshme. Ndërkaq, KESH ka inicuar një procedurë për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë së prodhuar nga prurjet e mëdha. KESH po bashkëpunon edhe me partnerët për të minimizuar shkarkimet pa prodhim energjie, duke shfrytëzuar maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit të energjisë elektrike”,- thuhet në deklaratën e KESH.

Prodhimi ditor i energjisë në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit është rreth 13,000 MWh ndërsa rezerva energjetike e vendit ka arritur në 1050 GWh.