Sigal

Shirat e rrëmbyer të mbrëmjes së sotme shkaktojnë sërish probleme për banorët e pallatit në “Kodrën e shtufit” në Gjirokastër.

Megjithëse prej tre javësh kanë nisur punimet rehabilituese, banorët duket se do të duhet kohë të prekin e të reflektohen te banorët, shtëpitë e të cilëve janë mbushur me ujë.

Prej një viti, dy banesa në këtë pallat janë kthyer në të pabanueshme.

Ura e lumit në hyrje të qytetit është përmbytur, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave. Kjo urë që ndodhet në hyrje të qytetit përmbytet çdo vit nga reshjet.