Rreshjet e dendura të shiut, probleme në disa akse

528
I gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu, të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në disa rrugë rurale, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve, probleme janë regjistruar në zonat e Shishtavecit, Kalisit, Bushtricës, Grykë Çajës, Arrnit, Lekbibajve e Valbonës, ku sasi të mëdha dherash kanë zënë trasetë e rrugëve dhe ku është dashur ndërhyrja e mjeteve të rënda për largimin e tyre. Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh, e për pasojë është bllokuar momentalisht aksi rrugor Lozhan-Moglicë. Është njoftuar Zyra e Emergjencave dhe po merren masa për hapjen e saj.
Sigal