Rreshjet e dendura, shembet ura në Gjirokastër, izolohen 600 banorë

469
Moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar shembjen e një ure në komunën Picar në Gjirokastër, duke lënë të izoluar rreth 600 banorë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme si rezultat i reshjeve të dendura, të cilat po mbizotërojnë në jug të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut, Armand Hila, po merren masa për zgjidhjen e situatës, duke bërë një rimbushje provizore të pjesës së shembur. Në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet problematike edhe në akset rurale të 7 bashkive të këtij qarku, konkretisht në segmentet ku lidhen zonat Sopik¬ Skore. Gjithashtu, e vështirë ka qenë lëvizja në orët e para të mëngjesit në segmentin kryesor të qytetit të Gjirokastrës si dhe në disa nga lagjet e saj.
Sigal