Rreshje shiu? Ja si nis java e re…

160

Kjo javë do të nisë sërish me reshje shiu, por nuk parashikohen përmbytje. Për këtë arsye, duhet të mos dilni nga shtëpia pa çadër.

Sipas IGJEUM, në qarkun e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit do të ketë reshje mesatare ndërsa në qarqet e tjera reshje të dobëta.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

RESHJET

N esër (e hënë, dt.18) priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje lokalisht mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 13 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.