Rreshje shiu dhe temperatura të ulëta? Ja parashikimi i motit në fundjavë

847
Sigal

Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë me vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe afat-shkurtra shiu, kryesisht më të dukshme në zonën Veriperëndimore. Duke filluar nga mesdita dhe në vijim parashikohet që rreshjet e shiut të shtrihen në gjithë vendin, ku  shirat do të jenë mesatar dhe lokalisht intensiv.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e forte në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det  dallgëzim 5 ballë.

Moti –  E diel, 10 Nëntor 2019

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptare do te jete gjate paradites me vranesira dhe rreshje shiu ne te gjithe vendin, KU me intensive rreshjet e shiut priten te jene ne ekstremin Jugor dhe Verior. NDERSA duke filluar nga mesdita dhe pasditja kushtet e motit do te permiresohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do te pesojne ulje në mëngjes dhe ne mesdite duke u luhatur nga 2°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e forte në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke krijuar në det  dallgëzim 4 ballë.