Rrëshen, zbulohet një magazinë ku përpunohej kanabis, 15 të arrestuar

586
Sigal

Një
magazinë me sasi të madhe droge është zbuluar në Mirditë dhe të paktën 15
persona janë arrestuar. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për
një sasi të konsiderueshme dhe për të finalizuar operacionin janë thirrur edhe
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi kishte dyshime se brenda mund të kishte
persona të armatosur.

Rreth 100 forca të policisë Lezhë dhe Mirditë
kanë marrë pjesë në operacion, në krye të të cilit ka qenë vetë nëndrejtori i
policisë Lezhë. Mësohet se magazina shërbente për mbledhjen dhe përpunimin e kanabisit.

Më herët ishte deputeti demokrat Flamur Noka që
paralajmëroi për zbulimin e 3 ton drogë në Rrëshen. Ai madje tha se ka
përplasje mes policisë së Rrëshenit dhe asaj të Lezhës dhe për këtë arsye është
kërkuar RENEA.

“Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga
konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek
magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme
droge. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa
është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë
Lezhë. Policia e Rreshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë
dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të
vine nga RENEA. Kjo është “Policia që duam” në Kanabistan”, shkruante Noka