Rrëshen/ Të punësuar 200 punëtorë në fabrikën 24 orëshe të kanabisit, sasia e drogës së sekuestruar 3 ton

Vlera e drogës së kapur sot në Rrëshen mendohet se arrin shifrën e 1 milionë Eurove. Bëhet fjalë për një farbrikë që funksiononte 24 orë në mes të qytetit të Rrëshenit ku ishin të punësuar rreth 200 puntorë.Për një gjë të tillë fliste i gjithë qyteti përveç policisë, edhe pse kompleksi i grumbullimit ishte fare afër komisariatit dhe Bashkisë. Në fabrikë janë gjetur pajisje për tharje dhe qethje të kanabisit, bëjnë me dije burime brenda policisë.Sasia e drogës së sekuestruar sot në Lezhë gjatë aksionit antidrogë është diku tek 3 ton. Forca policore dhe zyrtarë u nisën nga Tirana për të shkuar në Rrëshen. Pesëmbëdhjetë (15) persona janë të arrestuar, të cilët u gjetën në këtë magazinë droge gjatë momentit të aksionit