Rregullorja e re e Policisë / Lirim për shkelje disiplinore brenda 10 ditëve

592
Rregullorja e re e Policisë së Shtetit ka përcaktuar qartë afatet për të vënë në zbatim masat disiplinore të policisë së shtetit. Masat nisin nga vërejtje dhe deri në largimin nga policia. Në rregullore përcaktohet se çdo ndëshkim që do të vendoset do të mbahet shënim në dosjen personale të punonjësit të policisë së shtetit.
Kështu masat ndëshkuese që shkojnë nga ulja në gradë dhe deri në përjashtim nga policia, masa vihet në zbatim brenda 10 ditëve. “Masa disiplinore “ulje me një gradë për një periudhë deri në 6 muaj” ose “përjashtim nga Policia”, ekzekutohet jo më vonë se brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, nga momenti që masa ka marrë formë të prerë dhe është njoftuar zyrtarisht punonjësi”, thuhet në rregulloren e re të Policisë së Shtetit. 
Sigal