Rregullohet defekti i palës greke, rifillon lëvizja normale e qytetarëve në Kapshticë dhe Kakavijë

602
Pas më shumë se 48 orësh, është rregulluar defekti në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke, prej dy ditësh kishte shfaqur probleme, për shkak të një defekti. Qytetarëve, të cilët duhet të kalonin kufirin, u është dashur të presin gjatë në doganë, derisa të rregullohej defekti.
Situata është paraqitur problematike edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku pala greke ka patur të njëjtin problem.
Mësohet se mëngjesin e sotëm, pala greke ka konfirmuar rregullimin e defektit, dhe ka rifilluar lëvizja normale e qytetarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe atë të Kakavijës.
Sigal