Rregullat e reja për vizat, drejt SHBA-ve, si bëhet pagesa dhe aplikimi

2146
Sigal

ZYRTARE/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të aplikojë rregullat e reja për vizat

Ditën e sotme me datë 21 dhjetor do të hyjnë në zbatim procedurat e reja për aplikim për vizë për në SHBA. Ambasada Amerikane në Shqipëri njoftoi ditën e djeshme se ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat joemigruese dhe vizat emigruese do të publikohen në faqen zyrtare të Ambasadës nesër më 21 dhjetor. Sipas Konsulles Lyra Carr, ndryshimet do hyjnë në zbatim që ditën e nesërme. Ambasada Amerikanë njofton se ndryshimet përfshijnë një shërbim të ri për pagesën e dokumentit, i cili do zbatohet në të gjithë botën. Ky shërbim i ri sipas ambasadës është më i efektshëm, pasi pagesat bëhen vetëm njëherë. Ambasada Amerikane fton qytetarët e interesuar të vizitojnë nga sot faqen zyrtare (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html), për t’u njohur me ndryshimet, shkaqet e këtyre ndryshimeve dhe ndikimet që do të kenë ato tek qytetarët. Përfaqësuesit e Ambasadës u kërkojnë personave që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, në muajt dhjetor 2012 dhe janar 2013, të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion më 21 dhjetor. Mësohet se qytetarët do të plotësojnë një formular on-line, ndërsa pagesa kryhet para takimit. Ambasada Amerikanë gjithashtu bën me dije se për sqarime të mëtejshme do vërë në dispozicion të publikut numra falas dhe shërbimin Skype.

Udhëzimet për procedurat e reja të Aplikimit për vizë jo-emigrimi dhe emigrimi

Ambasada Amerikane në Tiranë po kalon në një shërbim të ri të caktimit të takimit për vizë për aplikantët për vizë Jo-emigrimi dhe për aplikantët për vizë Emigrimi. Ky sistem i ri po implementohet në mbarë botën dhe shumë ambasada të SHBA.-së kanë kaluar tashmë në këtë shërbim të ri. Procesi i ri është më i lehtë, më i përshtatshëm dhe përfshin çdo shërbim në një pagesë, duke e bërë atë më pak të kushtueshëm se më parë. Procedura e re do të aplikohet më datë 21 Dhjetor 2012.

Si do të ndryshojë procedura?

Duke filluar nga data 21 Dhjetor 2012, pasaporta do të kthehet nga Seksioni Konsullor nëpërmjet shërbimit postar DHL; dorëzimi i dokumenteve për në Seksionin Konsullor do të bëhet nëpërmjet DHL; një Qendër Telefonatash për pyetje dhe ndihmë në lidhje me procedurën për vizat do të jenë në dispozicion e aplikantëve pa pagesë shtesë. Duke filluar nga data 21 Dhjetor 2012, aplikantët do të mund të vizitojnë faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com, të telefonojnë Qendrën e Telefonatave nga Shqipëria në numrin pa pagesë (+355) (0) 445 000 37 dhe nga Amerika në numrin (703) 439-2349 ose të lidhen nëpërmjet Skype nën emrin usvisaalbania, për të marrë informacion ose për të filluar aplikimin e tyre për një vizë Amerikane në Shqipëri. Ambasada dëshiron të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm ndaj aplikantëve tanë. Për të realizuar një gjë të tillë, ne po e bëjmë procesin më të lehtë për t’u përdorur duke e ristrukturuar dhe duke e bërë më të volitshëm dhe duke eliminuar tarifat shtesë. Procedura aktuale kërkon që të gjithë aplikantët ta plotësojnë formularin e aplikimit për vizë jo-emigrimi DS-160 on-line. Kjo pjesë e procedurës nuk do të ndryshojë. Nëse një aplikant do të paguajë me kartë krediti, ai mund të telefonojë numrin pa pagesë të Qendrës së Telefonatave në (+355) (0) 445 000 37 dhe të përfundojnë të gjithë hapat e mëtejshëm nëpërmjet telefonit. Aplikantët që duan të paguajnë me para në dorë do të duhet të hyjnë në llogarinë e tyre on-line dhe të printojnë një kupon të pagesës për vizën, të cilin do ta dorëzojë tek Banka Kombëtare Tregtare për të kryer pagesën. Aplikantët që nuk kanë akses në internet mund të marrin ndihmë nga familjarë apo miq të tyre për të përfunduar këtë procedurë. Informacion i detajuar si për shërbimin për vizat Jo-emigruese edhe për ato emigruese gjendet në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë në http://albanian.tirana.usembassy.gov.