Rregullat e reja për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit për studime dhe lëvizje në Itali

675
Çfarë ndryshon këtë vit?
Dekreti “Njëmijë shtyrjet”, i miratuar në fund të vitit që lamë pas, shtyn sërish afatin për mundësinë e përdorimit të vetëcertifikimeve edhe për lejet e qëndrimit e praktikat e tjera të emigracionit
– Të dënuarit e radhëve. Në Italinë që me vështirësi po mundohet të thjeshtojë burokracinë e saj, emigrantët duhet të vazhdojnë të shkojnë nga një zyrë publike në tjetrën për të tërhequr dokumente që shumë mirë administrata publike mund t’i sigurojë vetë. Do të ndodhë kështu për të gjithë vitin 2016. Tashmë është histori pa fund ajo e vetëcertifikimit të premtuar, por që rregullisht i mohohet emigrantëve. Nis në vitin 2012, kur një ligj vendos që zyrat publike nuk mund të kërkojnë apo të lëshojnë certifikata që duhet të përdoren nga zyra të tjera të administratës shtetërore. U hapet kështu rruga vetëcertifikimeve, pasi administrate publike mund të verifikojë vetë nëse informacionet e deklaruara janë të vërteta apo jo. Por ligji bën një përjashtim për dispozitat speciale që përmbajnë ligjet e rregulloret që kanë të bëjnë me imigracionin dhe të qenin i huaj”. Do të thotë, për shembull, që një i huaj mund të vetëcertifikojë si të gjithë italianët rezidencën e tij, që nuk ka të bëjë me ligjin e imigracionit. Por kur kërkon ripërtëritjen e lejes së qëndrimit për studime duhet t’i japë kuesturës një certifikatë të universitetit që të dëshmojë provimet e dhëna. Po ashtu, një i papunë që kërkon lejeqëndrim për pritje punësimi duhet të pajiset me certifikatën e regjistrimit në Qendrën për Punën. Përjashtimi duhej të zgjaste pak. Deri në 1 janar 2013, u shkrua fillimisht në ligj. Sa për kohën e nevojshme për vënien në rrjet të bankave të ndryshme të të dhënave të administratës publike, për shembull, ato të universiteteve, të Qendrave për punësimet, të Kuesturave dhe Prefekturave, në mënyrë që administrate të mund të verifikonte vetëdeklarimet e të huajve. Por erdhi e iku 1 janari 2013 e që nga ajo datë kanë nisur shtyrjet: fillimisht me nga 6 muaj, e më pas me nga një vit të tërë. Shtyrja e fundit parashikonte si datë fillimi të vetëcertifikimeve nga imigrantët 1 janarin 2016, por më 23 dhjetor 2015, mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave miratoi dekretin e radhës “Njëmijë shtyrjet” (quhet tamam kështu, “Milleproroghe”), në të cilin si zakonisht këto vitet e fundit përfshihej edhe shtyrja e mundësisë së vetëcertifikimit nga imigrantët. Praktikisht “shtyhet për më 31 dhjetor data, nga e cila shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së, me qëndrim të rregullt në Itali, do të mund të përdorin vetëcertifikimet”. Të bëjnë radhë edhe këtë vit për të marrë certifikata, sa në një zyrë publike në një tjetër. Duke pasur parasysh si kanë shkuar gjërat deri tani, vështirë të besohet se do të ndryshojë gjë ndonjëherë.
Klima për emigrantët po ashpërsohet/ Suedia shpalli kontrollin e pasaportave për Danimarkën, qeveria daneze kontrolle në kufi me Gjermaninë
Suedia, Danimarka kontrolle në kufi, Norvegjia synon ashpërsimin e ligjit për azilin
Kontrollet e pasaportave në kufirin gjermano-danez po bëhen sipas kryeministrit të Danimarkës, Lars Lëke Rasmusen gjithnjë e më shumë të mundshme. “Ne nuk duam të shohim më përsëri refugjatë dhe emigrantë në autostradat tona. Ne duam qetësi dhe rend”, tha kryeministri në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Sfondi i fjalëve të tij është paralajmërimi për kontrollet e pasaportave në kufirin danezo-suedez, që fillojnë nga dita e hënë (04.01). Këto kontrolle i shpalli në mënyrë të njëanshme Suedia për shkak të numrit të madh të refugjatëve që shkojnë atje duke zemëruar vendin e saj fqinjë. Për herë të parë që prej vitit 1950 të gjitha kompanitë e transportit që transportojnë pasagjerë nga Danimarka për në Suedi duhet të kontrollojnë tani me urdhër të qeverisë të gjithë pasagjerët në trena, autobusë dhe anije. Sipas kryeministrit të Danimarkë,s kjo mund të sjellë si pasojë futjen e kontrollove kufitare edhe me Gjermaninë.
Ndryshime të Konventës për Refugjatët
Kërcënimi për Vitin e Ri përshtatet me vijën e ashpër të qeverisë daneze. Për shkak të krizës së refugjatëve, kryeministri Rasmussen u shpreh për rishikimin e Konventës së OKB-së për Refugjatët. Nëse numri i refugjatëve vazhdon të shtohet në të njëjtën masë si deri tani, do të vijë momenti kur duhet të diskutojmë në lidhje me “përshtatjen e rregullave të lojës”, tha Rasmussen në TV2. Partia konservatore e djathtë e Rasmusenit “Venstre”, e cila është në pushtet, ka nevojë ndër të tjera për mbështetjen e Partisë Popullore Daneze (DPP), e cila është kundër emigrantëve. Rasmusen tha në një intervistë për të sqaruar në mënyrë të veçantë janë të drejtat e refugjatëve që aplikojnë për herë të parë për azil. Ai kritikoi në këtë kontekst se Konventa e vitit 1951 ende mundëson që refugjatët edhe pasi kalojnë disa vjet në një azil të parë për të aplikuar për azil në Europë. Bashkimi Evropian duhet të kërkojë një modifikim të Konventës për Refugjatët. Danimarka i ka shtrënguar në mënyrë drastike kohët e fundit rregullat e azilit. Kështu sipas rregullave të reja refugjatët kanë të drejtë për bashkim familjar vetëm pas tre vjetësh. Përveç kësaj, policia mund t’i kontrollojë azilkërkuesit dhe bagazhet e tyre për para dhe sende me vlerë, me të cilat ata mund të paguajnë qëndrimin e tyre.
Edhe Norvegjia synon ashpërsimin e ligjit për azilin
Danimarka nuk është e vetme me vijën e saj të izolimit. Norvegjia gjithashtu planifikon të ashpërsojë ligjin e azilit. Refugjatët që dëshirojnë të hyjnë aty nga vendi fqinj Suedia apo vendet e tjera të zonës Shengen, në të ardhmen do të refuzohen, njoftoi qeveria e qendrës së djathtë në Oslo. Masa është pjesë e një pakete legjislative që ka për qëllim të kontribuojë për zvogëlimin e numrit të refugjatëve. Këtë vit në Norvegji paraqitën kërkesa për azil rreth 30.000 vetë, shumica e të cilëve kishte hyrë në Norvegji nga Suedia. Synohet një politikë azili “e cila do të jetë ndër më të rreptat në Evropë,” tha Ministrja për Emigracionin dhe Integrimin, Sylvi Listhaug, për agjencinë e lajmeve NTB. “Kjo është e nevojshme për t’i ndihmuar ata që vijnë tek ne për t’u integruar, tha politikania e partisë populiste të djathtë Partia e Progresit. Ndër të tjera planifikohet zvogëlimi i ndihmave sociale për azilkërkuesit dhe përshpejtimi i dëbimeve. Po ashtu do të ketë kushtet më të rrepta për bashkim familjar dhe lejen e përhershme të qëndrimit.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 06.01.2016
Sigal