Rrëfimi i nënës: Ja si policia më bëri të përjetoja në 48 orë stresin më të madh të jetës

1438
Ishte ora 10:30. ndodhesha në shtëpi kur më ra zilja e telefonit. Ishte djali, i cili më thotë se ndodhej në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi e kishin shoqëruar për patentë të falsifikuar. Nuk e mora seriozisht. E dija se patenta ishte e rregullt dhe i thashë se ishte duke bërë shaka me mua. Megjithatë nisem direkt tek Drejtoria e Policisë. Aty u interesova për të ditur të vërtetën, por në sportel nuk më dhanë asnjë përgjigje. M’u desh të prisja aty me orë, për të më dhënë një përgjigje. Më lajmëron roja tek informacioni se djali ishte ndaluar për patentë të falsifikuar dhe do të arrestohej. Rreth orës 24:00 më thërret në zyrë oficeri i Policisë Gjyqësore, Ledian Kolgjoka. Më shpjegon se djali ishte kapur me patentë të falsifikuar dhe do të arrestohej. I shpjegova nga ana ime situatën, duke i thënë se patenta ishte origjinale. Bindjen e kisha të plotë, pasi e kisha ndjekur vet të gjithë rrugën e pajisjes së djalit me patentë që nga kursi i teorisë, praktika dhe marrja e dokumentit. Iu përgjërova Ledian Kolgjokës dhe i them se bëhem garant për të sjellë të nesërmen e atij momenti të gjitha dokumentet, të lëshonte djalin. Nuk mori asgjë parasysh. Më tha: “Dil jashtë!”. Pastaj duke pritur në hollin e Drejtorisë së Policisë rreth orës 03:00 të mëngjesit, punonjësi i recepsionit në drejtori më lajmëron se duhet të gjeja avokat, pasi djali do të arrestohej. I them Ledian Kolgjokës që avokat në tre të mëngjesit nuk kam ku të gjej, ndërsa ai më thotë se mund të merrja një avokat kryesisht. Mbas shtatë minutash futet një zonjë në korridorin e policisë. Roja më tha, se ajo ishte avokatja, e cila nuk u prezantua me ne. Mbas 45 minutash më thërret Ledian Kolgjoka në zyrë. Më shoqëron një polic që më vonë ia mësova emrin që quhej Fredi Gjokaj dhe gjatë rrugës më thotë që “ju qenkeni dhe biznesmenë me lekë, pse e keni lënë djalin me patentë falso”. I them: “Çfarë the t’i?! Djali e ka patentën origjinale dhe për këtë nuk më kundërshton dot”. Më tha “qenke dhe ti si djali”. Në zyrën e Lediant gjej djalin dhe të ashtuquajturën avokate dhe policin, Fredi Gjokaj. Avokatja më thotë se s’kishte mundësi për të vepruar ndryshe nga sa kishte vepruar policia, pasi sipas saj patenta ishte falso. E kundërshtova avokaten dhe u përqendrova tek djali. Për tre orë i shoqëruar në drejtori, djali ishte shpërfytyruar nga presioni që i ishte bërë nga avokatja, Lediani dhe Fred Gjoka. Më paraqitën procesverbalin ku po detyronin djalin për të firmosur. Djalit i thashë të mos firmoste asgjë, pasi nuk ishte në gabim, pasi patenta ishte origjinale. E garantova se kjo situatë do të zgjidhej. Në këto momente polici Fred Gjokaj më nxjerr jashtë. A mundet që një student i shkëlqyer i drejtësisë që vazhdon studimet që drejton një biznes dhe që është rritur me rregullat e kësaj shoqërie të trajtohet në mënyrën më shtazarake?!
Sigal