Rrebeshe shiu, ja moti për çdo qytet

468
Sigal

Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.

Në lindje te vendit reshje shiu me intensitet mesatar. Në pjesën e dytë te ditës reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin ndërsa në jugperëndim hera herës dhe lokalisht deri të lartë.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug, 5-12m/sek, hera herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje deri ne 20-25m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2.5 -3.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër    17/19 shi rrebesh rrufe

Kukës    13/18 re shi

Lezhë    18/19 shi rrebesh rrufe

Dibër    12/16 re shi

Durrës    13/20 re shi rrebesh

Tiranë    14/17 re shi rrufe

Elbasan    12/17 re shi rrufe

Berat    9/23 re shi rrufe

Vlorë    18/21 re shi rrufe

Korçë    8/15 re shi

Gjirokastër    12/17 re shi rrufe

Sarandë    13/20 re shi rrufe.