Rotacioni i pushtetit dhe militantët e partive

534
Sigal

MIRËDITË/ Shembulli i Kryeministrit të zgjedhur për punësim të merret si një detyrim për të gjitha rrethet e vendit

Janë disa “Pleq” në Mirditë që me nxitim presin shtatorin e ndarjes së tortës së pushtetit vendor me shpresë se do të rikthehen në ato poste, detyra e funksione të lëna në vitin 2005, sikur edhe të njësuara me to, për shkak të rotacionit të pushtetit, por ka dhe nga ata që po përpiqen të mbajnë ato vende pune ku kanë kaluar 8 vite në administratën e PD-së në Mirditë, duke menduar si atëherë edhe tani se do të besohen se kanë votuar për partinë që merr pushtetin, e për të vijuar deri në ndërrimin e anëtarësisë. Ky grup “pleqsh” janë të mbledhur nga komunat e Mirditës që demokracia u la rrugë të hapur të largohen nga trojet e thellësisë së fshatrave të Mirditës për t’u sistemuar e për t’u bërë qytetar të Rrëshenit, të cilët nëpërmjet shokëve, miqve, falë mjeshtërisë së tyre profesionale të servilizmit u angazhuan në aktivitetet partiake dhe bënë karrierë për 22 vite. “Pleqtë” që njihen si të rrallë në Mirditë, dallohen mirë nga qytetarët e Rrëshenit pasi gjithnjë gjenden të bashkuar dhe cilësohen si më të privilegjuarit e partisë, ku ata militojnë, edhe pse kontributi i tyre është tërësisht i pa mjaftueshëm për të marrë poste të tilla si ato që dorëzuan në vitin 2005… Nuk janë pleq, por u thonë pleq pasi koha për ‘ta ka përfunduar, ky grup nuk bën pjesë në atë korpusin e lavdishëm të veteranëve të luftës, as në atë organizatë të pensionistëve, të pa punëve, e të përkrahjes sociale, ata janë pjesë e një grupi karrieristëve, servilësh, të pa aftësh që mundohen të kërkojnë lavdinë e tyre të hershme të 22 viteve të shkuara në krye të administratave, e në përbërje të tyre që së bashku me bashkëshortet e tyre okupuan institucionet në Mirditë dhe nuk njohën asnjëherë shkëputje nga puna dhe këta më të paturpshmit e Mirditës edhe tani pretendojnë  të marrin atë pushtet që i dorëzuan para 8 vitesh, tani kërkojnë për të lënë jashtë tyre të rinjtë e asaj armate studentësh të diplomuar në perëndim. Atë çka bëri Kryeministri i zgjedhur z. Edi Rama në ndërtimin e një kabineti të paparë ndonjëherë në këto 22 vite të demokracisë me moshë të re, me studime e kualifikime në shkollat e perëndimit dhe me kontribute të dhëna në partinë që ata militojnë.

Shembulli

Ky shembull i Kryeministrit të zgjedhur duhet të merret si një detyrim për të gjitha rrethet e vendit dhe sidomos në rrethin e Mirditës që ka mjaft nevojë për ndërtimin e funksionimin e administratave në shërbim të qytetarëve dhe banorëve të Mirditës, duke vendosur në krye të administratës njerëz të rinj, të shkolluar e profesionist, konturues dhe komunikues, duke i dhënë fund atij zakoni të vjetër që është praktikuar deri tani në Mirditë, duke vënë në krye të institucioneve po të njëjtat fytyra, të cilët e mbushin administratën me shokë e militant partish dhe me njerëz me lidhje nepotike. Këta “pleq” që në qenien e tyre sjellin bezdi e neveri jo vetëm me qytetarët e Rrëshenit nuk po njohin të ngopur dhe rehati me të ndenjurat e tyre në kolltukun e karrierës së tyre të pa merituar të pushtetit lokal në Mirditë. Të vjen keq për ata njerëz, të cilët shquhen për kontribut në partinë, ku militojnë, të cilët asnjëherë partia e tyre nuk e ka çmuar kontributin e tyre, dhe shpesh mbetën pa e marrë këtë kontribut pasi presin t`jua ofrojnë, dhe si të tillë mbetën jashtë administratave dhe drejtimit te tyre. Ata sot punojnë në institucione private. Këto veprime të këtyre pleqve në Mirditë që në të, bëjnë pjesë dhe njerëz me lidhje nepotike me ish- pushtetarët e Partisë Demokratike dhe që shpallen si kryetar partish të koalicionit për të zënë, ose për të mbajtur një pozicion pune, në një kohë kur nuk ka asnjë anëtarë të asaj partie, këta kërkojnë mënjanimin, bllokimin e të rinjve për t’i graduar atje ku ata japin kontribut me dijet e fituara në shkollat perëndimore, sot ata gjenden të pa punë me përkrahje, ose të punësuar, në objekte private.

Fjalën e fundit do ta thotë shtatori!

Askush nuk do e besojë atë çka shohin dhe flitet në Rrëshen e më gjerë, se këta “pleq” do përfitojnë nga butësia e Kryetarit që merr pushtetin, që shihet çdo ditë në shoqërinë e “pleqve”që koha ju ka perënduar. Sidoqoftë fjalën e vet do ta thotë shtatori që do bëhet rotacioni i pushtetit lokal në Mirditë, që çdo gjë sigurisht, do të bëhet publike, ndryshe nga ky shkrim do të jenë të shoqëruar dhe me emra. Çuditërisht  gazetat e tjera heshtin përveç gazetës “Telegraf”, ndaj këtyre veprimeve të paturpshme të këtyre pleqve, pasi korrespondentët e këtyre gazetave janë pjesë e administratës së pushtetit lokal në Mirditë.