Roskovec – Sherr ne treg, dy vëllezër plagosen më thika nga dy persona të tjërë

459
Sigal

Dy vëllezër janë plagosur më thika nga dy persona të tjërë. Ngjarja ka ndodhur sot në tregun e Roskovecit pas një sherri mes tyre.

Sipas informacioneve të para të policisë, të plagosurit janë Arvin Hamiti 25 vjeç dhe Bledar Hamiti 37 vjeç nga Berati.

Të janë dërguar në spitali me plagë në krah dhe në shpatull dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia informon se: Pas një sheri për motive banale janë plagosur dy persona me thikë, ata jane dy vëllezër dhe ndodhen në spitalin rajonal të Fierit  jashtë rrezikut për jetën.  Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes po heton për të zbardhur shkaqet.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy autorëve.