Romë, policia prangos shqiptarët që çonin drogë… me postë!

694

Dy shtetas shqiptarë me inicialet K.N dhe K.G, 29 e 37 vjeç, janë arrestuar këtë të martë nga ana e efektivëve të policisë së Romës në Itali.

Sigal

Media lokale raporton se të rinjtë do ta çonin drogën drejt Britanisë së Madhe. Është bërë e ditur gjithashtu dhe mënyra e veçantë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Shqiptarët e dërgonin kanabisin në Britani përmes një agjencie provate postare.

Kësisoj ata mundnin t’i shmangeshin kontrolleve të policisë apo autoriteteve kufitare. Pas arrestimit, policia ka shkuar në agjencinë postare dhe ka gjetur 5 pako me kanabis që po bëhej gati për t’u nisur drejt Britanisë.