Rojen e zë gjumi mbi dyshekun e plazhit, zgjohet në një shtet tjetër

611
Në këto ditë të nxehta vere, një ndër këshillat më të shpeshta që mund të keni marrë është të keni kujdes me vapën pasi mund t’ju bjerë dielli në kokë, por në rastin e një 18-vjeçari ukrainas dielli jo vetëm që i ka rënë në kokë, por e ka shpënë shumë larg… në vendin fqinj Rusi.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Personazhi kryesor i kësaj ngjarjeje komike është një roje i një resorti në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë.

18-vjeçari po pushonte në një dyshek plazhi në det kur papritur e ka zënë gjumi dhe më pas e ka gjetur veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.

Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, ku përveç hidratimit dhe urisë i kanosej edhe një rrezik tjetër pasi bazuar në traktatin detar në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë.

18-vjeçari u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar.

Ai gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritetet po punojnë për kthimin e tij në vendlindje.
Sigal