Roja bregdetare në Durrës, shpëton 67-vjeçaren nga mbytja

511
DURRËS – Një 67-vjeçare nga Tirana është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme nga roja bregdetare e Durrësit.
E moshuara, Bukurie Hoxha ishte duke u larë në momentin kur humbi kontrollin dhe u përfshi nga dallgët e ujit.
Ajo u pikas teksa po mbytej nga roja i kulles së vrojtimit, i cili ndodhej aty pranë. Menjëherë ai u drejtua drejt saj duke e shpëtuar nga mbytja.
Rojed bregdetare janë shumë të rëndësishme gjatë sezonit turistik, pasi raste si ky i sotmi në një moment kur jemi në kulmin e sezonit turistik është shumë i rëndësishëm.
Sigal