Roberto Saviano: ISIS kontrollon drogën e Lazaratit

607
Sigal

Gazetari Italian Roberto Saviano, i fokusuar prej vitesh në botën e mafias, ka shkruar së fundmi një analizë të gjatë për çështjen e legalizimit të drogavetë lehta, ku ndalet te kanabisi në Shqipëri. Ai evidenton Lazaratin si kryeqytetin botëror të marijuanës.

Në këtë shkrim, botuar në “La Republica”, Saviano flet edhe për kanabisin në Shqipëri, ku evidenton edhe Lazaratin, që e quan si kryeqytetin botërorë të marjiuanës. Saviano argumenton se legalizimi i drogave të lehta do t’i hiqte një mundësi të mirë financimi grupeve terroriste, që sipas tij tashmë kanë marrë nën kontroll trafikimin e marijuanës. Shembull sipas Savianos është edhe Lazarati.

“Lazarati, në Shqipëri, kryeqyteti botëror i marjiuanës, ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështetin Daesh (term i përdorur për Shtetin Islamik). ISIS tashmë kontrollon një prodhim prej 5 miliardë dollarësh. Po, “bari” dhe hashashi janë shndërruar në burime finacimi të organizatave fondamentaliste. Legalizimi i tyre do të ishte një mënyrë për t’i hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë di euro çdo vit”, shkruan ai.