Robert Ndrenika: Kjo tokë është e shenjtë

1095
Aktori i njohur, Robert Ndrenika, ishte firmëtari i parë i peticionit për shpalljen “kompleks monument kulture” të zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar. Përpara firmosjes, Ndrenika këmbënguli që në tekstin e kërkesës të shtohej edhe një fjali. “Kjo tokë është e shenjtë”, tha Ndrenika, duke e shtuar personalisht fjalinë përpara se të hidhte firmën. Robert Ndrenika ka qenë ndër aktorët më aktivë në kundërshtimin e planit të qeverisë për të shembur godinën e teatrit. Ai ka deklaruar se projektit qeveritar i vjen era kusari, ndërsa shumë nga aktorët janë shprehur se shembja e godinës synon t’i hapë rrugë ndërtimit të disa kullave.
Sigal