Robert Budina: Morëm garanci nga LSI për strategjinë e artit dhe kulturës

576
Sigal

Producenti Robert Budina, i pranishëm në takimin e zhvilluar me drejtuesit e LSI për çështjen e artit deklaroi se nga ka marrë garanci për përfshirjen e artistëve në politikat për kulturën.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, Budina tha se arti nuk duhet trajtuar si një çështje që i përketë vetëm njerës palë, por gjithë vendit.

Delarata e plotë e Robert Budinës:

Jemi një grupim artistësh të cilët janë të shqetësuar për shembejn e Teatrit Kombëtar. Dhe shembjen e Teatrit Kombëtar nuk e shohim thjesht si një shëmbje ndërtese, e shohim për më tepër si një simbolikë. Me shembjen e tij fillon shembja e të gjithë institucioneve të kulturës në Shqipëri, ndaj ne duke mbrojtur atë, kemi mbrojtur kulturën njëkohësisht. Deri më sot, buxhetet për kulturën kanë qenë shumë të mangëta dhe kjo I ka futur artistët në një krizë mbijetese. Mënyra se si është konceptuar në këto vite kultura në Shqipëri ka sjellë një krizë të jashtëzakonshme te artistët. Ne kemi ardhur dhe po bëjmë një lobim me të gjitha krahët e politikës për të folur jo thjesht për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, por për rritjen e buxheteve. Një rritje strategjike të buxheteve, jo thjesht rritje në shifra, por njëkohësisht kërkon nga ne artistët një ndërgjegjësim që të jemi të aftë të thithim këto buxhete dhe ti vëmë ato në funksion të rritjes së imazhit që Shqipëria ka në botë me anë të kulturës dhe për mendimin tim një bashkëpunim me politikën, kjo do ta bënte shoqërinë më të mirë. Kjo që ne sot po fillojmë, është një process që mund të zgjasi me vite dhe kërkon që ne të jemi vazhdimisht në kontakt për të diskutuar problematikat që ka arti, sepse ne mund ta mbrojmë Teatrin Kombëtar, por nëse teatri nuk I është vendosur një ligj, ai nesër nuk do të funksionojë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për teatrin dhe kinematografinë, por bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, bëhet fjalë për të gjithë kulturën në përgjithësi, që sot, siç tha dhe znj.Kryemadhi në kuadër të politikës së PPP-së, kam përshtypjen se po privatizohet. Dhe një teatër I privatizuar, sidomos në Europë, e cila mbron me fanatizëm me financimet publike kulturën e saj, do të tjetërsohet. Arti nuk I përket një pale politike, apo një pale tjëtër, por I përket kombit shqiptar. Artistët nuk janë të përçarë, bëhet diversion me artistët, por në një pikë bashkohemi të gjithë, rritje strategjike të buxheteve, krijimin e një sistemi që I fut të gjithë artistët Brenda, dhe gjithsecili jep kontributin me anë të skemave konkurruese. Kjo na ka bërë që ne të komunikojmë me të gjithë palët e politikës dhe nga LSI morëm garancinë që artistët të bëhen pjesë e kësaj politike, të jemi pjesëmarrës, të kemi autonominë tonë dhe të vimë vazhdimisht me ide, që këto ide që ne hedhim ti kthejmë në realitet dhe në gjëra konkrete.