Rizgjohen interesat ruse për Sarandën dhe rajonin jonian

531
Sigal

Ditën e djeshme ambasadori i Rusisë në Tiranë, Leonid Abramov ka vizituar qytetin jugor të Shqipërisë, Sarandën. Vizita e tij ka rizgjuar interesin rus për jugun e Shqipërisë dhe rajonin jonian. E themi këtë nisur nga deklarimet e ambasadorit Abramov në takimin me Kryebashkiakun e Sarandës Çipa. Zoti Abramov, pas ekspozesë së Kryebashkiakut të Sarandës për zhvillimet e fundit, sidomos në fushën e turizmit, ka përmendur faktin që zhvillimi i turizmit ka njohur rritje dhe turistat rusë kanë shfaqur interes për Sarandën, kjo edhe për vet faktin se gjatë dy vjetëve të fundit, janë blerë në qytetin tuaj 20-25 apartamente, por kjo do të vijë në rritje. Që të realizohet, duhet që turisti rus të gjejë preferencat, pasi turizmi i plazhit le për të dëshiruar. Saranda, ka deklaruar Abramov, lakmohet nga turistët rus se është afër ishullit grek të Korfuzit, ndaj lipset një bashkëpunim më i ngushtë me këtë ishull. Z. Abramov, këtë ide dhe interes e ka ilustruar edhe me deklarimin se kohët e fundit në parlamentin rus është krijuar një grup parlamentar prej 7 deputetësh për çështjet e forcimit të miqësisë Shqipëri-Rusi dhe deputetët shqiptarë duhet t’i ftojnë këta deputet rusë në Shqipëri ta shohin realitetin nga afër, pasi na lypset një suport asistence në këtë fushë. Dhe në realizim të kësaj ideje interesi, këmbëngulja e zotit Abramov, ka vijuar me një ftesë që i ka bërë z.Çipa për të vizituar Rusinë, por së bashku me kolegun e Korfuzit, ku nuk do të përjashtohet edhe mundësia e binjakëzimit me një nga qytetet ruse. Ndërkohë që vizita e zotit Abramov në Sarandë është përfolur me krijimin e shoqatës Miqësia Shqiptaro-Ruse me nismëtar një minoritar grek Spiro Angjeli president i një operatori turistik në Sarandë, duke përforcuar interesin rus për bashkëpunim në rajonin jonian. / Agron Mema

 Analiza e sezonit turistik 2012 dhe masat për vitin turistik 2013

Analiza e sezonit turistik 2012 për qytetin e Sarandës ka sjell një risi të re në zhvillimin e saj. Pas ekspozesë së Kryebashkiakut, Stefan Çipa, ka marrë formatin e një bashkëbisedimi. Kjo i ka shërbyer më shumë hedhjes dritë në platformën e vizionit të së ardhmes, ku në thelb të sajë është mosmbetja në kornizat e turizmit sezonal. Duhen përpjekje që turistët të gjejnë atë që duan. Realizimi i kësaj ambicieje duhet të vijë edhe me një bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Saranda ofron të gjitha llojet e turizmit dhe në të gjitha fushat, por duhet një menaxhim dhe bashkëpunim më i frytshëm dhe më i mirë. Përpjekje duhen edhe në drejtim të zgjerimit të gjeografisë së promocionit, që për hir të së vërtetës, në këtë fushë është bërë shumë, por pritet më shumë. Z. Çipa e ka vlerësuar si të suksesshëm sezonin e këtij viti, por nuk ka harruar të përmendë okelion e motos për 2013-n se, “suksesi i sezonit veror 2013, fillon tani”. Për këtë në spektator e dritës vizionare të zhvillimit të turizmit, duhen më shumë përpjekje, më shumë punë në drejtim të punës nga punonjësit e zyrave turistike, vijës bregdetare të lejueshme për notim dhe për mjete motorike, funksionimit të muzeumeve të qytetit, rregullimit dhe përmirësimit të infrastrukturës si brenda qytetit edhe nëpër pikat e shumta turistike, arkeologjike dhe historike të qytetit dhe rajonit të Sarandës. Pjesëmarrësit, aktorë dhe faktor të turizmit në qytet kanë shfaqur idetë, rekomandimet dhe pretendimet e tyre për zhvillimin e fuqishëm të turizmit në Sarandë, të cilat janë mirëpritur nga Kryebashkiaku Stefan Çipa të shoqëruara edhe me premtim për mbështetje dhe zgjidhje të problematikës së shfaqur gjatë këtij viti që u mbyll.