Rita Ora-Barack Obamës: Legjendë mos shko!

Rita Ora ka qenë shumë e suksesshme viteve të fundit. Një nga sukseset më të mëdha të këngëtares me origjinë shqipatre ishte koncerti i Krishtlindjeve të vitit 2015, ku këngëtarja u ftua ekstra që të këndonte për familjen Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Tani që ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama do të lërë Shtëpinë e Bardhë, këngëtarja shqiptare ka shprehur keqardhje për largimin e tij. Rita ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet krahë çiftit Obama.

“Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e ëmbla që m’i ke thënë pas performancës sime në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë legjendë. Mos shkoni!” – shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare përkrahë fotos.