Ristani takohet me banorët e zonave të përmbytura të Fierit dhe Vlorës

459
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u takua me banorë të zonave të përmbytura të Fierit dhe Vlorës, pa nga afër gjendjen e tyre të rënduar dhe dëgjoi kërkesat e qytetarëve. Në Fier, Ristani dhe kreu i degës së PD të këtij qyteti, u ndalën në lagjen “1 Maji” dhe “Sheq i Madh”, ku dëmet e përmbytjeve janë të pamatshme për qindra banorë e biznese të vogla, ku uji ka mbërritur në disa raste deri në katin e dytë.  Qytetarët e këtyre zonave u akuan për neglizhencën e autoriteteve. Ata thanë se ende nuk janë vizituar nga asnjë përfaqësues i bashkisë apo qeverisë.
Në Vlorë, Ristani u takua me banorë të lagjeve “24 maji” dhe të zonës pranë Kishës Ortodokse, që po vuajnë pasojat dramatike të përmbytjeve. Qytetarët u shprehën se ka një mungesë totale të vëmendjes së autoriteteve dhe nuk gjen një punëtor të pastrojë, apo një autobot të largojë ujin nga banesat. Ristani kujtoi deklarimet e Ramës i cili është shprehur se ka investuar në Vlorë aq sa nuk janë investuar në 20 vite, mirëpo realiteti e nxjerr në shesh këtë mashtrim të rëndë. Si në takimet me banorët e Fierit ashtu edhe me banorët e Vlorës, Ristani u angazhua që shqetësimet e kërkesat e tyre do të marrim vëmendjen e duhur me anë të zërit të opozitës përmes përfaqësuesve të saj në këshillat Bashkiake e në Parlament.
Sigal