Ristani-Noka: Nga Kukësi do të nisë revolta demokratike

530
Në 25 vjetorin e PD, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, tha se nga Kukësi do të nisë revolucioni për përmbysjen e qeverisë. Sipas tij, qeveria është përgjegjëse për varfërimin e qytetarëve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, ka deklaruar në 25 vjetorin e themelimit të PD së degës në Kukës, se nga ky qark do të nisë revolucioni demokratik, që siç tha do rrëzojë qeverinë e dështuar.
Ristani: Nga Kukësi ne do të nisim revolucionin demokratik që ne këtë herë duhet patjetër ta nisim këtë revoltë popullore në mënyrë demokratike për ta përmbysur qeverinë e cila nuk është popullore por po ecën në një drejtim të gabuar me ndjesi dhe praktika antipopullore.
Në të njëjtën linjë, deputeti Flamur Noka, bëri përgjegjës qeverinë për dështimet e reformave që sipas tij kanë varfëruar qytetarët e Kukësit.
Noka: Një regjim që njeh vetëm gjuhën e terrorit, një regjim që shqiptarëve nuk u ka ofruar asnjë alternativë,por vetëm alternativën e burgut, varfërisë, skamjes.
Siç kishte njoftuar më herët kreu i PD, Lulzim Basha, opozita pritet t’i rikthehet protestave ndaj qeverisë në rrethe, ditët e para të janarit.
Sigal