Risia nga WhatsApp, mesazhet mund të fshihen deri në një orë pas dërgimit

720
WhatsApp në heshtje të plotë ndryshoi mënyrën sesi opsioni i fshirjes të mesazheve të dërguara funksionon.
Prezantuar në Tetor si “Delete for Everyone,” përdoruesit mund të fshinin mesazhet e dërguara deri në 7 minuta pas dërgimit.
Por WABetaInfo kishte vënë re se versioni më i fundit i aplikacionit dërgon këtë limit nga 7 minuta në 1 orë, 8 minuta dhe 16 sekonda, njofton PCW.
Nuk dihet pse limiti i ri është kaq specifik dhe faqja e suportit të WhatsApp nuk jep detaje.
Megjithatë tani e tutje përdoruesit do të kenë në dispozicion shumë më tepër kohë sesa kishin më përpara.
Sigal