Sigal

Ka rinisur mëngjesin e sotshëm, protesta e banorëve të Tiranës që banojnë në dy krahët e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja, aty ku do të zhvillohet projekti për zgjerimin e rrugës që paraprihet nga shembja e 317 godinave, shtëpi dhe biznese.

Banorët kanë shënuar sot ditën e tetë të revoltës ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Ata nuk kanë lejuar kalimin e autojeteve dhe kanë debatuar me shoferët e disa mjeteve që kanë tentuar të anashkalojnë protestën e tyre.