Rimbursimi i TVSH-së, në pranga dy pronarët e një subjekti ‘Vip’

172

Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkodër, Sektorin e Hetimit, pas një hetimi tre mujor, ka zbardhur skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.

Subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vlerën 248, 994, 420 lek nëpërmjet fshehjes se te ardhurave dhe 73.666.095 leke te reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve.

Për këtë në pranga kanë përfunduar dy pronarët e një subjekti “Vip”.

Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka lëshuar dy urdhër arreste për pronarët e subjektit, me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marrë masën e pezullimit te ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K. dhe masës se detyrimit paraqitje për A.B, pronar i një subjekti të lidhur si pjesë e mashtrimit me TVSH-në.

Këta persona kanë konsumuar veprat penale në baze të nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa për noterin “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.