“Rilindja” sekuestron zyrat e “Posta Shqiptare” në Klos të Matit, i bënë seli për PS-në

802
Arjan ZADRIMA
Pa koment
VKM Nr. 218, datë 21.3.2017
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga “Posta Shqiptare” sh.a., Ministrisë së Punëve të Brendshme, të pasurisë së paluajtshme me emërtimin “Zyra Bankare Klos”, me nr. 60, me vendndodhje në zonën kadastrale 2161, me numër pasurie 1/144-n2 (153), kati i dytë, dhe sipërfaqe të përgjithshme 210.1 m2, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi “Postës Shqiptare” sh.a.”, me qëllim pajisjen me ndërtesë të subjektit “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për degën vendore të Partisë Socialiste Klos. 

2. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në përgjegjësi administrimi të “Postës Shqiptare” sh.a., që i bashkëlidhet vendimit nr. 363, datë 11.6.2004, të Këshillit të Ministrave. 

3. Ministri i Punëve të Brendshme të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, subjektin “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 22, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, të ndryshuar, për periudhën derisa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në këtë nen. 4. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. 
Sigal