Rilindja në kolaps. Titullari shkatërron Psikiatrikun, e çojnë drejtor tek ALUIZNI

485
Sigal

Vazhdojnë skandalet e emërime në Vlorë, në administratat shtetërore e në të gjithë qarqet

Pas një viti, shumë pak ndryshime për mirë… dhe pas një viti, nuk është pak… Drejtues institucionesh që nuk bëjnë asnjë punë, vetëm dërgojnë mesazhe servilizmi kushërinjve, deputetëve, ministrave e miqve, në Tiranë… Vetëm në këtë mënyrë po mbajnë postet e vendet e punës e jo me rezultate konkrete në punë, të cilat deri tani nuk i ka matur kush… Drejtues institucionesh që kanë filluar të bëjnë gabimet e drejtuesve të mëparshëm, për të cilët premtuan se do t’ua bënin publike shkeljet e abuzimet e shumta, si një ndër premtimet, me të cilat fituan votat e shqiptarëve e të vlonjatëve… Drejtues që kanë filluar të “punojnë” më shumë për të krijuar grupime, me qëllim kontrollin e pushtetit, vendeve të punës, tarafeve, tenderave e plot të tjera si këto… Drejtues institucionesh që mbajnë vendet e punës, duke përfituar e abuzuar, me një e-mail apo sms që i dërgojnë Ramës, deputetëve, ministrave apo dhe duke folur e vepruar gjoja me bekimin e Ramës e të deputetëve e ministrave… Drejtues institucionesh që kanë filluar të riciklohen në poste të ndryshme, sikur të jenë këta dhe vetëm këta e nuk ka të tjerë, sipas premtimit në fushatë të Rilindjes se, punës do t’i gjendet njeriu e jo njeriut do t’ i gjendet puna. Gjithçka ndodh kur nga ana tjetër, populli i majtë, vazhdon të jetë i papunë, i pabukë dhe tashmë i nëpërkëmbur, i përbuzur, i anashkaluar e i papërfillur nga agallarët e rinj të rilindjes. Socialistë të shumtë, të cilët ende sa nga njëra zyrë në tjetrën për një vend pune, të cilat vetëm për ata nuk janë, por janë për këdo tjetër që i gjen kushëririn drejtorit, deputetit, ministrit… Gjithçka ndodh në qytetin, ku është deputet i parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku mesa duket, po abuzohet me emrin dhe mirëbesimin e tij në Vlorë, duhet reaguar sa më shpejt se nesër do të jetë vonë. Por rasti më skandaloz është ai i Spitalit Psikiatrik, të hipotekës së qytetit dhe atij TEC-it. Shkarkimi i drejtorit të psikiatrisë u bë sepse erdhi auditi dhe ia gjeti shkeljet, ndaj dhe u shkarkua me firmën e ministrit të Shëndetësisë.  Por dhe nëse ka dalë i pastër, duhet të rikthehet në vendin e punës ku ishte, e jo të shkojë tek ALUIZNI, se ai është dentist në profesion, edhe pse ka bërë dhe juridikun part-time. Ndërkohë që, po dje, ka reaguar Avokati i Popullit për kushte skandaloze dhe kjo gjë, i bën edhe me tronditëse këto emërime.