“Rilindja” mbron ortakët Bankers-Soros të puseve në Zharrëz, nuk jep dëmshpërblimin për banorët

509
Vjollca KUTA
Policia rajonale bllokoi protestën me urdhër të dyshes Rama-Tahiri, kërcënoi banorët të mos dalin më në rrugë
Disa banorë të fshatit Zharrëz në Bashkinë Patos të Rrethit Fier, prej disa ditësh janë rikthyer dhe po qëndrojnë të ngujuar në grevën e tyre të tretë të urisë në këto 3 vite pas nisjes së “tërmeteve”, të shkaktuar nga shpërthimet e bëra prej kompanisë “Bankers” në puset e naftës. 

Tymi i gomave të djegura, tregon blozën e korrupsionit të “Rilindjes”
Këto shpërthime vazhdojnë dhe askush nuk e ndalon kompaninë shkatërruese, të mos bëjë shpërthime nën tokësore jashtë ligjit! përkundrazi, me lejen dhe heshtjen e qeverisë, ajo vazhdon të kryej shpërthime të shumta e të fuqishme si “tërmete” brenda puseve të naftës. banorët e tjerë të zonës, kanë vendosur të dalin me protestën e tyre masive, në rrugën Fier-Berat, duke e bllokuar atë në shenjë revolte kundër mashtrimit të bërë prej kryeministrit sorosian Edi Rama. E për më tepër, të irrituar prej mbrojtjes që kryeministri po i bën mafies së naftës shqiptare me emrin “Bankers”. Banorët të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë, u janë ndotur tokat dhe burimet ujore dhe bimësia, kanë gjetur si mesazh akuze domethënëse ndaj kupolës së “Rilindjes”, tymin e zi që dilte nga djega e gomave mbetje, për t’i treguar kryeministrit Rama, se qeverisja e tij është bërë “blozë e zezë” prej korrupsionit me “Bankers”. Rruga u bllokua disa orë dhe do të vazhdonte gjatë, por ministri Tahiri, me urdhër të kryeministrit Rama, vërsuli ndaj banorëve gjithë policinë e qarkut Fier dhe forcat speciale nga Tirana, të cilët larguan me presione, kërcënime e forcërisht banorët! Shkak i protestës është gjendja e rënduar e banesave të tyre, të cilat janë tjetërsuar në “gracka” që mund të zënë brenda banorët edhe me një tronditje të vogël, mbasi janë çarë nga “themeli në çati” prej shpërthimeve shkatërruese që ka kryer e po vazhdon të kryej Kompania “Bankers”, prej disa muajsh edhe duke qenë në ortakëri me fondacionin mafioz “Soros”, i cili komandon plotësisht edhe “Rilindjen” që ka uzurpuar PS! Kryeministri Rama, nuk ua plotëson detyrimin për dëmshpërblimin dhe largimin e kompanisë “Bankers” banorëve të fshatit Zharrëz në Fier. Ata shprehen, se nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që kanë pësuar në banesa dhe prona nga shpërthimet dhe lëkundjet e tokës, që sipas tyre janë shkaktuar nga kompania që merret më kërkimin e naftës.
Banorët nuk tërhiqen pa larguar “Bankers” dhe pa plotësuar detyrimet
Banorët bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë për të zgjidhur konfliktin, pasi në të kundërt, ata deklarojnë “fshatçe”, se do të përshkallëzojnë protestat deri në ekstremin e mundshëm, pasi u është “çuar thika në kockë”! Ata nuk kërkojnë vetura luksoze si ministrat, nuk kërkojnë salltanete sheikësh si deputetët, nuk kërkojnë as bodigardë nën strehët e shtëpive, as paga miijëra e eurosh e dieta udhëtimesh dhe as biznese koncesionesh, por kërkojnë vetëm dëmshpërblimin për banesat që u ka shkatërruara kompania “Bankers”, e cila mbrohet nga kryeministri si ortake në koncesion me “oktapodin” Soros”. Kryeministri u premtoi në dhjetor 2013, se do t’ua zgjidhte këtë problem, duke ndaluar “Bankers”-in, të bënte shpërthimet nëntokësore në puset e naftës. Por nuk e mbajti premtimin, që në fakt ishte detyrim ligjor! Premtoi përsëri në qershor 2014, por përsëri i mashtroi banorët. Premtoi përsëri në muajin dhjetor 2014, por përsëri mashtroi. Premtoi përsëri në muajin qershor 2015, por përsëri mashtroi e kështu në janar, në korrik e në dhjetor 2016, por… mashtroi, duke u bërë mbrojtës i hapur dhe i heshtur e dy ortakëve “Bankers-Soros”. Kujtojmë, që në datën 27 dhjetor 2016, kryeministri u kërkoi banorëve të dilnin nga greva e urisë, duke u premtuar, se brenda muajit janar 2017, do t’u plotësonte kërkesat e tyre të drejta. Madje deklaroi në televizione, se kishte ngritur me urgjencë një “komitet ndërministror” për të plotësuar kërkesat. Por mashtroi dhe bëri sikur harroi! Kjo i detyroi banorët të rifuten përsëri në grevë urie, duke e detyruara kryeministrin, që më 10 shkurt 2017, të deklaronte të njëjtat premtime që kishte bërë! Banorët reaguan, duke deklaruar kryeministrit, se nuk mashtrohen më me copëra letrash të dala boje, por duan urgjent plotësimin e detyrimeve financiare-sociale nga firma dhe nga qeveria, duke kërkuar si pikë kryesore, largimin e kompanisë “Bankers-Soros” nga puset e naftës të zonës Zharrëzës! Mirëpo edhe pse kryeministri deklaroi, se ka ngritur “grup pune” dhe ka urdhëruar plotësimin e kërkesave, deri tani nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se premtimet (detyrimet) do të bëhen realitet, mbasi ortakët “Bankers-Soros” po vazhdojnë të shkatërrojnë puset dhe banesat e fshatit e të zonës Zharrëzës, ndërkohë që policia rajonale vërsulet me maska e kërbaç kundër protestuesve, me urdhër të “shefit” të Sorosit në Tiranë, për t’u hapur rrugën e mjeteve të kompanisë mafioze “Bankers-Soros”, duke garantuar aktivitet të qetë në puset e naftës! 

“Bankers” ka mashtruar me importin e naftës bruto për shpim pusesh nafte 
Në dhjetor 2013, bordi i ri drejtues“Albpetrol”-it, ka kërkuar shpjegime dhe një raport kompanisë “Bankers”, mbi sasinë e lëndës holluese që përdor për operacionet e saj në kërkimin e naftës. Në bazë të deklarimeve të bëra vetë nga “Bankers”, rezulton se në muajin korrik 2013, importi i lëndës holluese ka arritur maksimumin në 13 mijë e 594 m3, ose 15% e prodhimit gjithsej të naftës nga vendburimi Patos-Marinzës. Një situatë kontradiktore kjo, po të shohësh të dhënat e sasisë së holluesit të përdorur në dhjetor të 2013-ës, e cila nuk shkon më shumë se 8.5%, ndërkohë që është karakteristikë e stinës së dimrit rritja e sasisë së holluesit. Nga ky grafik shihen mospërputhje të mëdha ndërmjet sasive dhe përqindjeve të holluesit, të raportuara nga kompania “Bankers” dhe atyre të llogaritura nga ekspertët e Albpetrol. Një fakt tjetër që vërteton këtë abuzim, është deklarimi që kjo kompani ka bërë në periudha të ndryshme për përdorimin e kësaj lënde. Në dhjetor 2011- shkurt 2012 “Bankers” ka raportuar se ka përdorur 98 mijë metra kub hollues, ndërsa llogaritjet e stafit të Albpetrol-it argumentojnë se konsumi i holluesit ka qenë vetën 47 mijë metër kub, ç’ka do të thotë 51 mijë metër kub hollues më shumë se deklarimet. E kjo lende me termin hollues është pikërisht nafta që dyshohet të jetë hedhur në treg.
Sigal