Rikthimi në detyrë, Ish-anëtari i KLD, Lelçaj përballet me Kuvendin në Gjykatën Administrative

59
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili detyron parlamentin të rikthejë në detyrë anëtarin e shkarkuar të KLD-s Lulzim Lelçaj, ky i fundit ka kërkaur që këtë të drejtë ta marrë në Gjykatën Administrative.
Lelçaj është përballur sot me një seancë me dyer të mbyllura me kuvendin, i bindur për t’u rikthyer mes njerëzve që vendosin drejtësi.
Lulzim Lelçaj: Sot nuk ishte një moment procedurial duke pasur parasysh këtë lloj përpjekje të Kuvendit për ta penguar këtë lloj procedimi të zakonshëm duke ngritur disa pretendimi që nuk kishin fare lidhje, unë kërkova që të saktësojmë objektin, duke kërkuar që edhe vendimi i parlamentit për krijimin e komisionit hetimor në mungesë të asaj baze ligjore që unë thashë, është nul, është antikushtetuese dhe unë për këtë arsye edhe ai duhet ti shqyrtohet procedures se tij të vlerësimit si i pavlefshëm.
Ish anëtari i KLD Lulzim Lelçaj së bashku n/kryetari Elvis Cefa u shkarkuan në tetor të vitit 2014 nga kuvendi i Shqipërisë kryesisht vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj shprehet se, shkarkimi i dy anëtarëve të KLD është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.