Rikthimi i fuqishëm i sektorit të ndërtimit, në 3 muaj sjell 100 mln dollarë investime

554
Aktiviteti i ndërtimit në vend po njeh rritje gjatë vitit 2017.
Në tremujorin e dytë e regjistrua një rritje e indeksit të shitjeve në volum me 33.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë, sipas Institutit të Statistikave.
Ndërkohë, në tremujorin e parë rritja ishte 41.3 për qind. Indeksi tjetër, ai i prodhimit në volum për sektorin e ndërtimit u rrit me 32.9% për prill-qershorin e këtij vit, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit me mbi 10 për qind.
Zhvillimi i aktivitetit të ndërtimit është shoqëruar me rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor me 3.4% në tremujorin e dytë të vitit, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kurse fondi i pagave u rrit me 12.2%, raporton INSTAT.
Trendi i rikthimit me rritje të ndërtimit u konfimua që në tremujorin e parë të vitit. Për janar-marsin e 2017-s, në rang vendi u dhanë 101 leje ndërtimi dhe vlera totale e investuar i kalon 11 miliardë lekët. Pjesa më e madhe janë fonde për objekte për qëllime banimi, 8.8 miliardë lekë janë financimet për pallate, vila, etj; ndërsa për qëllime biznesi, hotele, ndërtesa tregtare apo industriale u investuan mbi një miliard lekë.
Sigal