Rikthehet shpifja si vepër penale

763
Kryeministri Edi Rama propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. Projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së të martës, kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias. “Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”, tha Rama një ditë më parë. Sipas shpjegimit që bën qeveria , shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.
Sigal