Gripi i tmerrshëm H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit është rikthyer sërish, duke i marrë jetën 8 personave në Rumani.
Ky lajm tronditës është publikuar nga Qendra Kombëtare e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Rumani.
Sipas njoftimit të ISHP-së, dy viktimat e fundit të gripit ishin një grua 65-vjeçare me histori të mëparshme sëmundjeje dhe një burrë 46-vjeçar.