Rikthehet dëbora në verilindje dhe juglindje, qarkullim me zinxhirë në disa akse

546
Reshjet e dëborës janë rikthyer në verilindje dhe juglindje të vendit, ndërsa temperaturat shënuan ulje thuajse në të gjithë vendin gjatë kësaj fundjave, si pasojë e masave ajrore të ftohta veriore.
Reshjet e borës mbuluan gjatë natës së djeshme disa zona në qarkun e Korçës, ku niveli i borës arriti në 15 centimetra.

Reshjet shkaktuan probleme në qarkullimin rrugor të mjeteve në akset Qafë Thanë-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e këtyre akseve rrugore.

Ndërsa në zonën turistike të Dardhës, trashësia e borës arriti në 25 centimetra dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Edhe në zonat veriore e verilindore të vendit u rikthyen reshjet e borës. Reshje të dendura bore nisën ditën e djeshme në Razëm të Shkodrës, ndërsa në Bulqizë raportohet se trashësia e borës shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.

Meteorologët kanë parashikuar se muaji mars do të karakterizohet nga një luhatje e ndjeshme e temperaturave. Deri në fundjavë, në zonat malore temperaturat maksimale në verilindje dhe juglindje do të arrijnë në 18 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 22 gradë Celcisus.
Sigal