Rikthehet bllokimi i autostradës Durrës – Tiranë, ja segmenti që mbyllet nesër

559
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës – Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë të martë në orën 06.00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës – Tiranë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyre rigoroze sinjalistikën provizore te vendosur dhe udhëzimet e Policisë Rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Si devijohet trafiku:

1.  Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2.  Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

3.  Ky devijim do te perfundoj deri diten e marte date 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit te trafikut i sipercituar mund te ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar.