Rikthehen temperaturat afrikane

527
Gjatë ditëve të fundit të muajit gusht mbi pjesën më të madhe të kontinentit pritet të rikthehet vapa afrikane që sërish do të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Në ndërkohë fusha me presion të lartë pritet të shtrihen dhe fuqizohen mbi rajon, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat maksimale në vendin tonë do të sillen nga 32C deri në 35C, e minimalet do të sillen nga 15C deri në 17C. Në disa pjesë të rajonit maksimalet do të ngriten edhe deri në 37C. Era do të fryejë kryesisht nga ana lindore-verilindore me shpejtësi 1-5m/s.
Sigal