Rikthehen reshjet e shiut dhe borës në vend, ja si do ndryshojnë temperaturat

615
Ndonëse temperaturat do të njohin rritje në pjesën më të madhe të vendit, duke nisur nga sot do të ketë reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës së martë, moti mbi vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje shiu në veriperëndim dhe jugperëndim në pasdite dhe gjatë natës.
Era do të jetë me drejtim Juglindje 1-15m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.6 metër. Shikimi 10km-20km. Temperaturat me rritje në vlerat minimale.
Deri më 30 dhjetor do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, ndërsa në disa rrethe në veri do të ketë edhe reshje bore. Më 26-27 dhjetor temperaturat do të jenë, minimalja 0 dhe maksimalja 17. Ndërsa më 28-29-30 dhjetor do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, ku në vendet malore priten të shkojnë në minus 5.


Sigal