Rikthehen pedonalet, çdo ditë pas orës 19 bllokohet “Nënë Tereza”

538
Sigal

Kërkesa e bërë nga Shoqëria civile si dhe nga shumë qytetarë të kryeqytetit  për të krijuar një zonë pedonale nuk ka rënë në vesh të shurdhët.  

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar, se sheshi “Nënë Tereza”, çdo ditë nga ora 19:00 deri në orën 24:00 do të kthehet në pedonale, dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.  Gjithashtu Kumbaro njoftoi se do të ndalohet parkimi i mjeteve nga Ura e Lanës deri te sheshi “Nene Tereza”.

Sipas ministres kërkesa e bërë nga shumë njerëz pas vizitës së Papa Françeskut, po bëhet realitet, ndërsa siguroi se dhe shumë sheshe të tjera do të kthehen në pedonale.

Kumbaro tha se Ministria e Brendshme ka marrë të gjitha masat për këtë vendim, ndërsa i bëri thirrje dhe Bashkisë së Tiranës të ndërtojë sinjalistikën e duhur dhe të zbatojë këtë vendim të qeverisë.