Rihapet laboratori i hidrokarbureve, u shkri në vitin 2006 nga ish-ministri Ruli për të falsifikuar analizat e naftës, gazit..

623
Sigal

Ministria
e Energjetikës në relacionin përkatës sqaron se Instituti do të funksionojë si
institucion këshillimor i shtetit shqiptar për të gjitha problemet shkencore në
fushën e hidrokarbureve. Qeveria ka çuar një projektligj të ri për
hidrokarburet në Parlament, i cili ndër të tjerash rikthen pas 10 vitesh
Institutin Shkencor të Hidrokarbureve. Po kështu jepen edhe detyrat që ky
institucion do të kryejë, si: realizimi i studimeve, analizave, konsulencës,
oponencës, monitorimi në interes të organeve dhe institucioneve shtetërore
gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e
hidrokarbureve në territorin shqiptar si dhe në sektorët e përpunimit,
transportimit, depozitimit e tregtimit të lëndëve dhe produkteve hidrokarbure.
Është përcaktuar se për realizimin detyrave të përcaktuara në këtë ligj,
Instituti Shkencor i Hidrokarbureve administron të dhënat gjeologo-gjeofizike,
teknike, ekonomike, duke realizuar ekskluzivitetin e pronësisë së shtetit mbi
të dhënat që lidhen me veprimtaritë e kërkimit dhe të prodhimit të
hidrokarbureve në Shqipëri, ato historike dhe të krijuara rishtas në sektorin e
hidrokarbureve. Sipas qeverisë, krijimi i strukturës së re vjen jo në kuptimin
e rolit të tij për edukimin apo ndonjë qëllim tjetër të kësaj natyre, por vetëm
në kuptimin e një strukture shkencore të mirëfilltë teknike për sektorin e
hidrokarbureve, tashmë pas një periudhe mungese të tij prej 10 vitesh.
Gjithashtu projektligji ka përmirësuar disa klauzolave të ligjit ekzistues që
kanë të bëjnë me përcaktimin e procedurave që duhet të ndiqen për lidhjen e
marrëveshjeve hidrokarbure për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e
hidrokarbureve, duke përfshirë si kusht edhe garantimin e sigurisë kombëtare në
rastin e lidhjes apo transferimin e kuotave të marrëveshjes hidrokarbure, të
cilat janë futur në bazë të  koncepteve të direktivës 94/22/EC, të datës
30 maj 1994, “Për kushtet për dhënien dhe përdorimin e autorizimeve për
zbulimin, kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve”. Në këtë projekt-ligj, ka
disa shtesa që lidhen me ndryshimin e konceptit të klauzolave të stabilitetit
të regjimit fiskal, duke futur kufizueshmëri në kohë, e cila nuk duhet të
tejkalojë afatin 12 vjet nga fillimi i prodhimit të hidrokarbureve dhe
përjashtimin nga ky regjim të disa rasteve. Shtesa janë bërë me qëllim
angazhimin për ringritjen e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve dhe
ripërcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të Drejtorisë Hidrokarbure që
aktualisht është pjesës përbërëse e AKBN-së, e lidhur ngushtë me ato të
Institutit Shkencor të Hidrokarbureve