Rifillojnë reshjet, Premçi: 200 banesa të përmbytura në Shijak

677
Ashtu siç ndodhi gjatw ditës së djeshme në të gjtihë vendin, reshjet edhe sot kanë krijuar probleme tek banorët, bizneset dhe shtretërit e lumenjve, ku në disa prej tyre ka nisur edhe shkarkimi i ujërave.
Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka deklaruar se në zonën e Shijakut janë përmbytur 200 banesa, ndërkohë që janë evakuuar 80 familjet më të rrezikuara, por ka mohuar faktin se në këtë zonë ka bagëti të ngordhura të cilat mund të përbëjnë rrezik për qytetarët.
“Në shijak janë 200 banesa të përmbytura, por garantoj se ska bagëti të ngordhura. Problematika ka ardhur nga lumi i Tiranës dhe Erzenit, pasi ka dalë nga shtrati dhe shkak për këtë situatë mendoj se është bërë derdhja e inerteve dhe bllokimi i shtratit të lumit” ka thënë Prençi.
Prençi ka thënë se për të gjtha banesat apo bizneset e dëmtuara, ashtu siç e parashikon edhe ligji në çdo rast specifik, do të këtë proçes verifikimi e dëmshpërblimi, aty ku ligji i emergjencave civile parashikohet.
“Fatuën financiare për dëmet e shkaktuara e bëjnë bashkitë, ne bëjmë verifikimet e duhura. Ne do përmbushim çdo detyrim dhe do i përmbahemi ligjit” ka shtuar ai.
Ora 09:30 Përmbytet ujësjellësi në Cerrik, dhjetra banesa e biznese në Papër
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Shkumin në Cerrik dhe Papër, në qarkun e Elbasanit.
Sipas të dhënave, dalja nga shtrati e Shkumbinit ka sjellë përmbytjen e ujësjellësit ndërkohë që në zonën e Papërit janë përmbytyr dhjetra banesa dhe objekte biznesi.
Ora 09:20 Si pasojë e reshjeve të shiut ka rënie të gurëve e inerteve pothuajse në të gjitha akset rrugore të Qarkut Kukës.
Situata në Kukës
Rruga e fshatit Lojme vijon të jetë e bllokuar, ku u morën masa për devijimin e përroit dhe prurjeve të tjera.
Aksi rrugor që lidh fshatrat Orgjost, Cernalevë, Oreshkë e Borje është rihapur por si pasojë e prurjeve të shumta mund të bllokohet përsëri.
Gjithashtu ka inerte në rrugën Ura e Koloshit- Ura e Topojanit. Prurjet e shumta të lumit rrezikojnë dëmtimin e Urës së Topojanit në segmentin Kukës-Shishtavec.
Është dëmtuar Urës Pasarele që lidh rrugën kryesore nga fshati Petkaj me fshatin Mgullë gjë e cila ka penguar edhe ndjekjen e proçesit mësimor.
Nuk vazhdon proçesi mësimor në fshatin Lojme e cila është e mbyllur për shkak të sigurisë.
Situata në Has
Si pasojë e reshjeve të mëdha ka dëmtime në akset rrugore pasojë kjo e rënies së inerteve dhe dherave si dhe shtimit të sasive të ujrave në bazamentet e këtyre akseve.
Aktualisht pasojë e daljes nga shtrati të ujrave të Gurrës së Domajve Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has duke u ndihmuar edhe nga terreni i thepisur ujrat janë futur në pesë shtëpi. Problemi është evident dhe vazhdon të jetë aktual, një pjesë e familjeve janë larguar nga vendbanimi. Është ndihmuar nga Bashkia Has me një kamion me thasë rëre për të disiplinuar ujrat e Gurrës së Domajve.
Është dëmtuar aksi rrugorë që lidh fshatin Vranisht të Bashkisë Has
Situata në Tropojë
Si pasojë e ngricave janë pa energji Njësia Administrative Malzi Bashkia i Kukës, fshatrat Nikoliç e Plan Krumë të Bashkisë Has.
Bashkia Tropojë fshatrat Palcë, Peraj, Gjonpepaj, Brisë, Salcë, Ndërgjeç të Njësisë Administrative Lekbibaj. Njësia Administrative Bujan fshatrat Selimaj e Lëkurtaj.
Njësia Administrative Tropojë fshati Peraj, Njësia Administrative Bytyq fshatrat Berishe e Visoç, Fierza e Bashkisë Tropojë.
Ora 08:46 Dy Njësi Administrative të Qarkut të Lezhës, janë izoluar si pasojë e reshjeve të shiut.
Sipas të dhënave, zona e Ungrejit dhe Kaçinarit janë bllokuar, duke lënë të izoluar mijëra banorë, pasi ata nuk lidhen dot me qendrën e bashkisë Lezhë.
Bulqizë: Probleme në argjinaturën e Gjoricës.
Por, problematike situata vijon që të mbetet në Bulqizë, ku fshati Gjoricë dhe banorët te tij mbeten të rrezikuar si pasojë e shtimit të prurjeve të ujit në argjinaturën e ndërtuar në vitet ‘80 .
Ndonese drejtuesit vendore flasin për një dëmtim të 800 metrave argjinaturë, per shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në këtë vepër me rëndësi publike nga ana tjetër paralajmerojnë banorët për një evakuim të mundshëm në rast të një çarje të kësaj argjinature.
Shijak: Evakuohen 30 familja, lumi Erzen del nga shtrati
Ndërkohë, në zonën e Shijakut në Durrës janë evakuuar 30 familje, banesat e të cilave janë përfshirë nga vërshimi i ujërave si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, ku lumi Erzan ka dalë nga shtrati.
Sigal