Ricikluesit e plehrave, antimting për të lejuar importin e plehrave

487

Gazeta Telegraf/

“ÇUDIA/
Pastruesit dhe përpunuesit e plehrave të botës, protestojnë para deputetëve të Rilindjes
që ua miratuan këtë ligj!


Aleanca Kundër Importit të Plehrave
(AKIP), deklaron: Është e pakuptueshme se si një grup interesi mund të ngrihet
në protestë siç ishte rasti i industrisë ricikluese. AKIP akuzon ricikluesit,
se po ushtrojnë presion ndaj qeverisë në mënyrë që të miratohet ligjit dhe se
interesat e tyre nuk kanë të bëjnë pastrimin vendit, por vetëm me interesa
financiare…”


Është çudi, që pastruesit dhe përpunuesit e
plehrave të botës, protestojnë kundër atyre që nuk pranojnë plehrat. Por nuk është
çudi  që ata kanë dalë me pankarta
kartoni e me thasë plehrash në duar, për të protestuar përpara parlamentit që u
ka miratuar ligjin e importit të plehrave. në duar. Pas fjalimeve e citateve të
shpërndara në për ekranet e televizioneve, pronarët e fabrikave të plehrave dhe
punonjësit e tyre ët detyruara për të dalë prej frikës se humbasin bukën e gojës
që hanë nga plehrat, dy ditë më parë ata kanë nisur… antimitingjet, si shenjë
kundërvënie ndaj ambientalistëve dhe shqiptarëve që nuk duan plehrat e botës në
Shqipëri. Dhe këtë antimiting e bënë përpara parlamentit, gjë e pa kuptimtë kjo
dhe madje diskredituese për ricikluesit, mbasi rilindësit e parlamentit ua kanë
miratuar ligjin siç e donin ata, duke i hequr vetëm fjalën “ligj mafioz” dhe
duke e zëvendësuar me fjalën “ligj social që mbron bizneset shqiptare dhe
vendet e punës”. Pra, ditën e enjte, pasi u parfumosën, ricikluesit e plehrave zhvilluan
antimitingun e tyre të parë, me thirrjet për të ligjëruar importin e plehrave,
që kthejeni Shqipërinë në kosh plehrash të Evropës e botës dhe që helmojnë
shqiptarët, mbasi duan të pasurohen një grup individësh që importin e plehrave
të botës e quajnë kulturë dhe pastrim të Shqipërisë, madje edhe higjenë të jetës
së shqiptarëve! Thuhet, se ky antimiting i ricikluesve të plehrave është një
skenar i ideuar e dirigjuar prej kupolës së “Rilindjes”, çunat e së cilës tre
vjet në opozitë e pështyn këtë ligj, ndërsa tani në pushtet e lëpijnë! Ligji për importin e plehrave ka krijuar
tjetër përplasje, këtë herë mes kompanive ricikluese dhe ambientalistëve. Ishim
mësuar që shoqëria civile dhe ambientalistët të organizonin protesta kundër
miratimit të ligjit, por dje ka ndodhur e kundërta. Kanë qenë vetë ricikluesit,
të cilët kanë zhvilluar një protestë duke i kërkuar Kuvendit rrëzimin e
dekretit të Presidentit Nishani. Dje përfaqësues të kompanive ricikluese në
vend kanë protestuar para kryesisë së Kuvendit duke kërkuar, që ligji për
importin e plehrave të futet në kalendarin e Parlamentit dhe të votohet nga
deputetët sa më parë. Sipas përfaqësuesve të kompanive ricikluese, mosmiratimi
i ligjit do të sillte falimentimin e tyre, çka do të bënte që vendi të ishte
edhe më i papastër. Por ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Aleancës
Kundër Importit të Plehrave. Me anë të një njoftimi AKIP deklaronte se
ricikluesit po ushtrojnë presion ndaj ligjvënësve në mënyrë që të rrëzohet
dekreti i Presidentit Nishani. Përfaqësuesi i kompanive të riciklimit, Bardhyl
Baltëza është shprehur se nuk mund të lejohet që të mbyllen impiantet e tyre.
Sipas tij, nuk mund të ketë Shqipëri të pastër pa kompanitë e riciklimit.
“Shqipëria po bombardohet me një propagandë të shfrenuar për rrezikun e
importit të plehrave. Në ligjin aktual nuk lejohet importi i plehrave në
Shqipëri, të gjithë ata që flasin në debate, televizione apo protesta
anti-plehra nuk përmendin asnjëherë fjalën mbetje. Jo se nuk e dinë, por e
bëjnë me qëllim”, tha Baltëza gjatë fjalës së tij. Ndërkohë menjëherë pas
protestës së organizuar nga ricikluesit, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i
Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), nëpërmjet një reagimi deklaron se
është e pakuptueshme se si një grup interesi mund të ngrihet në protestë siç
ishte rasti i industrisë ricikluese. AKIP akuzon ricikluesit, se po ushtrojnë
presion ndaj qeverisë në mënyrë që të miratohet ligjit dhe se interesat e tyre
nuk kanë të bëjnë pastrimin vendit, por vetëm me interesa financiare. “Nëse ata
e çojnë presionin e tyre tek importi si zgjidhje për biznesin, atëherë në
vështrimin tonë, interesat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me riciklimin, por
thjesht ata po duan të bëhen pjesë e një industrie të tërë gjigante që kërkon
të groposë, apo djegë në investime famëkeqe inceneratorësh, duke u kthyer dhe
ata si pjesë e problemit. Me këtë formë artikulimi, duket se interesi i tyre
shkon përtej riciklimit të mbetjeve”, thuhet në reagimin e AKIP.

Sigal