Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirokastër e Tepelenë, dyshohet i qëllimshëm

590
Është riaktivizuar vatra e zjarrit pranë Viroit në Malin e Gjerë në Gjirokastër, ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.
Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është shfaqur pranë ‘Ujit të Ftohtë’ në Tepelenë, ku edhe këtu zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Sigal