Riaktivizohet vatra e zjarrit në Derviçan, terreni i vështirë, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot

143

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në kullotat e fshatit Derviçan të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë sërish një hapësirë të madhe kullotash dhe po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Gjithashtu zjarrfikëset e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë në të cilin ka rënë zjarr.

Pritet ndërhyrja e helikopterit të Forcave të Armatosura për të shuar vatrat e zjarrit.