Rezultatet e auditimeve të KLSH të kryera në periudhën Janar-Shtator 2017

614
PËRMBLEDHJE Buletini nr.3 për periudhën (Janar – Shtator) 

Buletini i tretë statistikor i vitit 2017, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën Janar – Shtator 2017. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori. 

1. Raportimi i rezultateve të auditimit Janar – Shtator 2017
Raportimi i Rezultateve të Auditimit, është indikatori që reflekton aktivitetin auditues, lidhet ngushtësisht me raportimin e auditimeve sipas llojit të tyre. Përgjithësisht indikatori lidhet me numrin e auditimeve, pra veprimtarinë audituese dhe me reflektimin/reagimin e subjekteve ndaj rekomandimeve të KLSH.
Për periudhën janar – shtator 2017, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 124 auditime të planifikuar për auditim ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 136 auditime. 

Sipas llojit auditimet e evaduara për këtë periudhë janë 90 dhe klasifikohen si më poshtë:
– 69 janë auditime të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë;
– 6 janë auditime përputhshmërie;
– 7 janë auditime financiare;
– 6 janë auditime performance;
– 2 janë auditime IT.
Auditimet e përfunduar e të evaduar janë ushtruar në:
Sigal

2. Rezultatet e auditimeve
Nga auditimet e realizuara gjatë periudhës Janar – Shtator 2017 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2014-2016. 
a) Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 9,226 milion lekë (69 milion euro), nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 5,601.6 milion lekë.
*Vlera 2,864.5 milion lekë është pagesë e kryer nga OSHEE për CEZ A.S. Vlerësohet si dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi. 
b) Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 86,961 milionë lekë, afërsisht 651,3 milionë euro nga e cila: 81,244 milionë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 608,5 milionë euro dhe 5,717 milionë lekë afërsisht 42,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve.
Në total janë konstatuar shkelje në shumën 96,188 milionë lekë ose afërsisht 720,5 milionë euro.
c) Për vitin 2016 rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milion lekë ose 41% më e lartë se viti 2015. 
Nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administrimin e pronës shtetërore në vlerën 2,769,696 mijë lekë ose 30% të vlerës totale të dëmit të zbuluar dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore në vlerën 2,864,592, mijë lekë ose 31%
Dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana është në vlerën 1,752,816 mijë lekë ose 19%, pasuar nga 12% në fushën e prokurimeve, sektor që mbetet me një risk të lartë për sa kohë shkeljet nuk lidhen vetëm me dëmin e zbuluar por edhe me mungesën e efektivitetit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mallrave/punimeve/shërbimeve.
Në paraqitjen grafike më sipër, duket qartë se administrimi i pronës shtetërore është zona më me risk dhe tregon se keqadministrimi ka vijuar, pa reflektuar përmirësim apo përgjegjshmëri menaxheriale në këtë sektor. 
3. Për sa i përket shkeljeve të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, KLSH ka rekomanduar në shumën e përgjithshme 86,961,520 mijë lekë nga e cila: 81,259,780 mijë lekë në fushën e të ardhurave dhe 5,717,470 mijë lekë në fushën e shpenzimeve. 
REKOMANDIMET PËR MASAT ADMINISTRATIVE DHE DISIPLINORE
Bazuar në Ligjin nr. 154, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH, për të metat dhe shkeljet e konstatuara ka adresuar rekomandimet për masat disiplinore dhe administrative, subjekteve të audituara dhe ka bërë publike rezultatet e auditimeve në median e shkruar dhe atë elektronike.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara në bazë të ligjit të mësipërm, Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 58 dhe Kodin e Punës, KLSH u ka kërkuar organeve respektive shqyrtimin dhe marrjen e 1014 masave disiplinore dhe administrative, si më poshtë:
 Në grafikun më poshtë ilustrohen masat disiplinore dhe administrative për periudhën janar – shtator 2017. 
 Rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit
Gjatë periudhës janar – shtator 2017 janë rekomanduar gjithsej 42 propozime për ndryshime ligjore, ndryshime që prekin rekomandime për përmirësime në korniza ligjore, në kuadrin të brendshëm rregullativ të institucioneve me synim forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike.

KALLËZIMET PËR NDJEKJE PENALE
Për periudhën janar – shtator 2017 KLSH ka depozituar në organet e Prokurorisë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje për vlerësim. Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83. 
I. Tregues dhe të dhëna Statistikore për periudhën janar –shtator 2016 krahasuar me periudhën janar – shtator 2017


[1] Vlera
2,864,592 mijë lekë është pagesë e kryer nga OSHEE për CEZ A.S. Vlerësohet si
dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi